Qytetërim

“Je arsyeja pse marr frymë”, Bardhi rikthehet në Instagram me dedikim për Sarën

Bardhi rikthehet në Instagram me një dedikim romantik për Sarën

E.K
“Je arsyeja pse marr frymë”, Bardhi rikthehet në Instagram
Sara dhe Bardhi

TIRANË- Pas daljes nga shtëpia e Big Brother, dhe sherrit të përfolur me menaxherin e tij, Jetmir Agaj, artisti nga Kumanova Bardhi Idrizi duket se tashmë i ka vënë gjërat në vijë dhe i është rikthyer normalitetit.

Bardhi është rikthyer edhe në rrjete sociale për të cilat më herët u shpreh se për shkak se deri pas daljes nga “BBV” ishin në menaxhim të Agajt, do të krijonte profil të ri.

Por jo, mesa duket ata kanë patur një “marrëveshje” dhe Bardhi është rikthyer në faqen e tij të vjetër zyrtare të Instagramit.

Këtë rikthim ai e bëri me një dedikim për Sara Gjordenin, teksa shprehet se i është dashur pak kohë pushim pas zhurmës në rrjet për daljen e tij nga “BBV”.

“Bardhi perseri me ju. Ju kerkoj falje, por pata nevoje per pak kohe pushim. Faleminderit te gjithve per gjithe perkrahjen dhe pozitivitetin Ju dua shume. Etiii @saragjordeni ti je arsyeja pse marr fryme!”, shkruan Bardhi në një postim në Instagram.

“Je arsyeja pse marr frymë”, Bardhi rikthehet në Instagram
Postimi

Marrëdhënia e tij me Sarën duket në ditët më të mira, edhe pse lidhja e tyre u përball me shumë dyshime në opinionin publik. /ZËRI

 

Poll

MOS HUMB