
SPANJË- Gjykata e Barcelonës ka liruar me kusht ish-futbollistin Dani Alves, i cili është dënuar me 4 vite burg nën akuzën e përdhunimit. Alves duhet të paguajë 1 milion euro, në pritje të dënimit përfundimtar të brazilianit, pas apelimeve që u paraqitën.
Alves, i dënuar me katër vjet e gjysmë burg për sulm seksual, do të mund të largohet nga burgu kur të paguajë garancinë prej një milion eurosh.
Avokati i Alves, Ines Guardiola, ka bërë ankimim kundër dënimit të Gjykatës së Barcelonës dhe ka kërkuar lirimin e të dënuarit deri në vendimin përfundimtar dhe kjo është miratuar nga Gjykata e Barcelonës.
Legjenda braziliane u dënua me katër vjet e gjysmë burg për përdhunimin e një gruaje të re në një klub nate në Barcelonë dhe Gjykata e Barcelonës vendosi një gjobë prej 150,000 euro, lirim të mbikëqyrur për pesë vjet pas daljes nga burgu dhe ndalimin e afrimit me viktimën për një periudhë prej nëntë vjet e gjysmë.
Gjykata e Barcelonës ka vlerësuar se rreziku i ikjes së Dani Alves është ulur dhe kështu ka pranuan kërkesën për ta liruar me kusht. /ZËRI