Qytetërim

FOTOT/ U përfol për raport me Romeon, Klea iu përgjigjet kështu thashethemeve

Klea ka zgjedhur që t’iu përgjigjet në mënyrë indirekte thashethemeve

E.K
FOTOT/ U përfol për raport me Romeon, Klea iu përgjigjet
Klea, Elgiti dhe vellezerit Veshaj

TIRANË- Klea Huta dhe Elgit Doda janë një prej çifteve më të komentuara nga pbliku, ndërsa kurorëzuan lidhjen e tyre në martesë rreth një vit më parë, ndërsa janë prindër të një djali. Klea dhe Elgiti e bënë publike historinë e tyre të dashurisë në në vitin 2018, edhe pse në media përflitej që në vitin 2017 për një romancë të mundshme mes moderatores dhe këngëtarit.

Një deklaratë e Meritonit në BBV3 kundrejt Romeos, që e akuzon se ka ngacmuar gratë e shokëve është bërë virale në rrjet. Mesa duket Klea ka vendosur të reagojë pas këtyre pretendimeve, duke postuar një foto të rrallë të çiftit para shumë vitesh.

Klea ka postuar në Instastory disa fotografi të vjetra të çiftit në vitet e para të lidhjes. Një ndër fotot më të veçanta që ajo postoi ishte një foto e vitit 2016, ku ata sapo ishin njohur.

FOTOT/ U përfol për raport me Romeon, Klea iu përgjigjetFOTOT/ U përfol për raport me Romeon, Klea iu përgjigjetFOTOT/ U përfol për raport me Romeon, Klea iu përgjigjetFOTOT/ U përfol për raport me Romeon, Klea iu përgjigjet

Dyshja e kanë mbajtur lidhjen e tyre sekrete për një kohë të gjatë. E ftuar në një emision para disa vitesh, Klea u shpreh se nuk donin të dilnin hapur pa konkluduar mirë lidhjen e tyre. Ata sot janë prindër të një djali që quhet Krid, ndërkohë që të dy kanë mbështetur Romeon brenda aventurës së Big Brother, pavarësisht thashethemeve të fundit që kanë qarkulluar./ZËRI 

Poll

MOS HUMB