Qytetërim

"T'q****a maqedonsit"/ Mirlind Daku "trazon" Serbinë me korin e tij, media: SKANDAL! UEFA ta përjashtojë (VIDEOJA)

Në fund të ndeshjes, grupimit të tifozëve iu bashkuan edhe futbollistët, të cilët me megafon në dorë iu bashkuan koreve të turmës në shkallët e stadiumit.

k.m.
"T'q****a maqedonsit"/ Mirlind Daku "trazon"
Mirlind Daku

GJERMANI- Shqipëria shpëtoi veten nga humbja nga Kroacia me një gol në minutën e 95-të (2:2), por kjo nuk e kushtëzoi festimin nga tifozët kuqezi që ndodheshin në stadium për të parë "live" përballjen. Në fund të ndeshjes, grupimit të tifozëve iu bashkuan edhe futbollistët, të cilët me megafon në dorë iu bashkuan koreve të turmës në shkallët e stadiumit. Por një moment i Mirlind Dakut ka "nxehur" keq mediat serbe, të cilat kanë nisur që të bëjnë thirrje për përjashtimin e tij si masë disiplinore.

Ja çfarë shkruajnë:

"T'q****a maqedonsit"/ Mirlind Daku "trazon""T'q****a maqedonsit"/ Mirlind Daku "trazon""T'q****a maqedonsit"/ Mirlind Daku "trazon"

"Ndeshja u karakterizua me mesazhe provokuese nga tribuna por një skandal më të madh shakktoi Mirlind Daku që shau Serbinë dhe Maqedoninë pas ndeshjes. Daku në vend që të qetësonte pasionet e tifozëve si sportist, i ndezi edhe më shumë pasionet dhe udhëhoqi thirrjet poshtëruese. Ai mori megafonin në dorë dhe nisi që të bërtiste bashkë me turmën "të **** maqedonsit". Kështu, Federata Serbe e Futbollit kërkoi një reagim edhe nga UEFA. Për shkak të fanellës “Kosova është Serbi”, Milorad Čavić u pezullua nga një Kampionat Evropian, ndërsa Daku tregon flamurin e UÇK-së terroriste, dhe UEFA nuk ka asnjë reagim,"-shkruajnë mediat serbe lidhur me episodin e Dakut.

VIDEOJA E DAKUT:


Po ashtu, nuk ndalen me kaq, por edhe theksojnë faktin se tifozët kroatë dhe ata shqiptarë brohoritën së bashku thirrje nacionaliste kundër grekëve dhe serbëve. Megjithatë deri më tani, pavarësisht thirrjeve të mediave dhe Federatës serbe, nga ana e UEFA-s nuk ka asnjë masë ndëshkimore ndaj Dakut. Por kjo nuk do të thotë që nuk do të merret asnjë e tillë, gjë që do të ishte në dëm të ekipit që po lufton për mbijetesë në grupin "B"./ZËRI

Poll

MOS HUMB