
SHBA- Kylie Jenner shpërtheu në lot në një episod të 'The Kardashians' sepse pa komente për pamjen e saj të jashtme. Në një paraqitje të saj publike në Javën e Modës në Paris, njerëzit i komentonin se dukej më e vjetër sesa ishte në të vërtetë. Ndaj edhe Jenner vendosi që të diskutonte lidhur me këtë çështje me të motrën e saj, të cilës iu ankua se komentuesit po talleshin me fytyrën e saj.
Derisa në një moment shpërtheu në lot...
"S'kam qarë kurrë për këtë gjë më parë, por mesa duket më prek. Shoh komentet dhe mendoj, sa të këqinj. Është 2024, pse më ofendoni për pamjen? Edhe po kam bërë kaq shumë operacione plastike, prapë nuk mendoj që është "ok" që njerëzit të më komentojnë mënyrën sesi dukem. E kanë bërë që kur isha 13-14 vjeç. Para se të mbushja buzët,"-thotë Kylie në video.
MOMENTI ME VIDEO: