
TIRANË- Skuadra e Tiranës ka vendosur që të ndërpresë marrëdhënien e punës me trajnerin Orges Shehi. Klubi bardheblu ka vendosur që ta shkarkojë tenknikun 46 vjeçar nga detyra për shkak të rezultateve negative në javët e fundit. Humbjet në kampionat kundër Erzenit dhe më pas ndaj Laçit kanë ndikuar në marrjen e vendimit nga drjtuesit, ndërsa atmsofera brenda grupit nuk ishte e mirë.
Shehi i udhëhoqi bardheblutë drejt fitimit të titullit kampion në sezonin 2021-2022 dhe të Superkupës në po të njëjtin vit.
Në seancën stërvitrore të paradites, Shehi u takua me drejtorin sportiv të bardhebluve, Tefik Osmanin. Ky i fundit zhvilloi edhe një mbledhje me grupin e lojtarëve. Në përfundim të saj, tekniku 46-vjeçar takoi futbollistët dhe u largua. Shehi u ul në stolin e bardhebluve më 27 janar të 2021-it dhe është një ndër trajnerët më jetëgjatë në klub.
Klubi ka nisur nga puna për të përcaktuar zëvendësuesin e tij./Zëri.ai