
Ai dikur ëndërronte të bëhej futbollist profesionist dhe në vendlindjen e tij, Mongoli, kishte një emër relativisht të mirë. Menjëherë pas përfundimit të pandemisë së koronavirusit, ai u afrua nga një agjent i cili i ofroi një provë në Los Angeles Galaxy me familjen e tij duke dhënë të gjitha kursimet e tyre në mënyrë që Ochiro të mund të realizonte ëndrrën e tij.
Megjithatë, sapo agjenti mori paratë ai u zhduk dhe ëndrra u kthye në një makth me familjen e tij një hap larg rrënimit financiar. Fatmirësisht për ta historia e tij u bë e njohur dhe përmes ndihmave ata mundën të ngriheshin sërish në këmbë me Batbold duke lënë mënjanë karrierën e tij futbollistike, por jo dashurinë për futbollin dhe aventurën.
Një tifoz i Manchester United që nga viti 2010, ai vendosi të realizojë ëndrrën e tij tjetër të madhe, të shohë ekipin e tij të preferuar në veprim në Old Trafford. Por ai nuk donte që kjo të bëhej me një udhëtim të thjeshtë! Dhe në fund ia doli.
Ochiro njoftoi vitin e kaluar në fillim të prillit se do të udhëtojë nga Ulaanbaatar (kryeqyteti i Mongolisë) në Mançester me udhëtimin e tij epik duke filluar më 5 maj 2023 dhe në fund të qershorit faqja zyrtare e Djajve të Kuq i kushtoi atij një tekst të gjatë ku tregonte ... misionin.
Sipas planit fillestar, Batbold do të kishte mbërritur në Angli në fund të dhjetorit, por udhëtimi i tij zgjati 4 muaj më shumë. Vetëm pas 11 muajsh, 16 shtetesh dhe gati 13,000 kilomentrash me biçekletë ai mbërriti në Londër, ku të dielën pasdite pa nga Wembley një nga gjysmëfinalet më të këqija në historinë e FA Cup, me të dashurit e tij United, duke mposhtur Coventry 4-2 me penallti. Dhe ajo që mbetet për t'u parë është nëse United do ta ftojë në Old Trafford për të qenë në shtëpinë e skuadrës së tij të dashur, por edhe për të mësuar se si do të rikthehet në Mongoli./ZËRI