Qytetërim

Theu makaronat në sy tifozëve italianë, flet tifozi shqiptari: Dy orë e gjysmë i mbajta nën sqetull

Nexhat Domi ka zbuluar se makaronat i ka mbajtur për dy orë e gjysmë në sqetullë dhe i ka blerë 50 cent.

f.t
Theu makaronat në sy tifozëve italianë, flet tifozi shqiptari: Dy
Nexhat Domi

TIRANË- Një tifoz shqiptar, i cili mban në duar makarona dhe i ‘thyen”, përballë tifozerisë italiane u bë viral në rrjet. Ndërkohë, që një nga tifozët italianë ulet në gjunjë dhe bën sikur qan. Më pas gjithçka kalon me të qeshura. Tifozi që bëri këtë gjest viral ka folur nga Gjermania, për ABC. Nexhat Domi ka zbuluar se makaronat i ka mbajtur për dy orë e gjysmë në sqetullë dhe i ka blerë 50 cent.

“Një moment u frikësova, a mund ti thyejë a jo, dy orë e gjysmë i kam mbajtur nën sqetullë dhe kam parë që nuk reaguan. Kur i pash, thash o sot, o kurrë. I bleva 50 cent një pako. Unë i ha makaronat, jam përdorues, siç duket jam i shëndetshëm. Tani për momentin jam në Gjermani, po presim ndeshjen e radhës ku do të luajë Shqipëria. Vij çdo vit në Shqipëri, shkoj në Vlorë, por më duket shumë nxehtë”, u shpreh ndër të tjera Domi.

Momenti epik u bë viral në rrjet./ZËRI

Poll

MOS HUMB