
ITALI- Kriza mes çiftit Chiara dhe Fedez ka qenë një ndër më të përfolurat në orët e fundit. "Arratisja" e papritur e reperit nga shtëpia e tyre në Milano nxiti spekulimet për një divorc mes dyshes. Sakaq fansat dhe ndjekësit e tyre kanë vënë re një injorim nga ana e Chiarës në rrjete sociale dhe fotot familjare kemi kohë që nuk i shohim. Influencuesja poston shpesh nga pushimet me fëmijët dhe në asnjë prej tyre nuk është Fedez, shkruajnë mediat italiane.
Paraqitja e parë e reperit në lidhje me situatën ishte në emisionin e sotëm italian “Pomeriggio Cinque”, me moderatorin Myrta Merlino. I përgjuar jashtë shtëpisë së tij para se të nisej me makinë, Fedez foli me korrespondentin e programit Canale 5.
“Jam mirë, faleminderit”, tha ai, duke lënë të kuptohet se nuk donte të komentonte: “Edhe çfarë nëse po flitet për ndarje? A ka kuptim që të vij dhe t’ju tregoj për problemet e jetës sime? Sipas jush, a dua të luaj me ndjenjat e fëmijëve të mi?”, e pyeti Fedez gazetarin.
Më pas ai shtoi:
“Kushdo mund të flasë çfarë të dojë, nuk më intereson, unë kam prioritete të tjera dhe ato janë fëmijët e mi. Unë e pranoj faktin që njerëzit nxjerrin konkluzione për historinë time sepse unë jam personazh publik, por nuk nuk di si të përgjigjem”.
Në fund, gazetari e pyeti Fedez nëse kishte ndërmend të shkonte në sfilatën e Donatella Versace në Javën e Modës në Milano:
“Do të shkoj në sfilatën e Donatella Versace këtë pasdite, sepse ajo është një mikesha ime dhe është shumë e lidhur me mua.”
"La priorità per me sono i miei figli"
— Pomeriggio 5 (@pomeriggio5) February 23, 2024
In esclusiva a #Pomeriggio5 l'intervista a #Fedez pic.tëitter.com/McUvNShgKM
Pse flitet për divorc mes Chiara Ferragnit dhe Fedez?
Avokati i divorcit, unaza e martesës së milioneres, që zhduket nga gishti i majtë i unazës së Chiara Ferragni-t dhe një e diel e kaluar me familjen e saj, ndaras nga Fedez. Mjaftojnë shumë pak përbërës për të thënë se kemi të bëjmë me ndarje.Nuk është diçka e rrallë për një çift që po përjeton një moment shumë të veçantë në jetën private dhe profesionale, por që të bën të mendosh menjëherë për më të keqen./ ZËRI