
SHBA- Iluminati është një teori konspirative që i tejkalon të gjitha teoritë e tjera. Supozohet se Illuminati janë zotërit që kontrollojnë të gjitha ngjarjet botërore, madje punojnë në fshehtësi për të vendosur një Rend të Ri Botëror. Por kjo paranojë e ekzagjeruar filloi në vitet '60.
Kur shumica e njerëzve përpiqen të hulumtojnë historinë e kësaj shoqërie sekrete, ata përfundojnë në Gjermani me Urdhrin e Iluminatit që nga koha e Iluminizmit. Ishte një shoqëri sekrete bavareze, e themeluar në vitin 1776, ku intelektualët mblidheshin privatisht dhe kundërshtonin ndikimin e fesë dhe të elitës në jetën e përditshme.
Grupi përfshinte disa përparimtarë të njohur të kohës, por, së bashku me masonët, ata u ndaluan gradualisht si nga konservatorët ashtu edhe nga kritikët e krishterë, ndaj grupi dalëngadalë pushoi së ekzistuari.
Iluminati për të cilin dëgjojmë sot nuk u frymëzua nga bavarezët. Kështu pretendon shkrimtari dhe prezantuesi David Bramwell, një njeri që i ka kushtuar jetën e tij dokumentimit të origjinës së këtij miti. Gjithçka filloi diku gjatë verës së dashurisë dhe fenomenit hipi, kur u shfaq një tekst i vogël i shtypur: Principia Discordia.
Libri ishte në thelb një tekst parodi për një fe parodi - diskordianizmin - i ideuar nga anarkistë dhe mendimtarë entuziastë për të mashtruar lexuesit që të besonin te Eris, perëndesha e kaosit. Lëvizja Discordian, kur gjithçka thuhet dhe bëhet, ishte një grup që donte të provokonte mosbindje civile.
Sipas Bramwell, Wilson dhe një nga autorët e Principia Discordia, Kerry Thornley, gjykuan se bota po bëhej shumë autoritare, e rreptë, e mbyllur, e kontrolluar. Ata donin të sillnin kaosin në shoqëri për t'i tronditur gjërat, dhe "mënyra për ta bërë këtë ishte përhapja e dezinformatave nëpër çdo portal të mundshëm.
"Ata vendosën që fillimisht do ta bënin duke përhapur historinë e Illuminatit,"- thotë ai.
Në atë kohë, Wilson po punonte për revistën për burra Playboy. Ai dhe Thornley filluan të dërgonin letra false nga lexuesit që flisnin për një organizatë sekrete elitare të quajtur Illuminati. Pastaj ata do të dërgonin më shumë letra - këtë herë ato që kundërshtonin ato të dërguara më parë.
Wilson dhe një tjetër shkrimtar për Playboy shkroi Triologjinë Illuminatus, e cila i atribuonte Iluminatit ngjarje të ndryshme, si psh. vrasja aktuale e John F. Kennedy. Librat arritën një sukses kaq befasues, saqë u kthyen në një shfaqje skenike në Liverpool.
Sot është një nga teoritë konspirative më të spekuluara. Edhe personazhe të famshëm si Jay-Z dhe Beyoncé e kanë marrë vetë simbolikën e grupit, duke formuar duart për të krijuar trekëndëshin e Illuminatit në koncerte.
Në vitin 2015, shkencëtarët politikë zbuluan se rreth gjysma e popullsisë së përgjithshme amerikane besonte në të paktën një teori konspirative. Një tjetër përfundim që arritën studiuesit është se këto teori mund të ofrojnë mënyra racionale për të kuptuar ngjarjet që janë konfuzë.
“Ata ju ofrojnë një shpjegim shumë të thjeshtë”, shton Swamy, i cili publikoi një studim në vitin 2016.
Ideja e një elite të paprekshme, të fshehtë sigurisht që rezonon me njerëzit që ndihen të lënë pas dore dhe të pafuqishëm.
Me ndihmën e forumeve në internet, kërkuesit e sotëm të së vërtetës dhe kontrolluesit e fakteve mund të jenë në gjendje të zhvlerësojnë mitin e Iluminatit një herë e përgjithmonë./ZËRI