
MIAMI- Aktorja Sarah Hyland është në telashe ligjore, pasi pushoi menaxherin e saj nga puna. Ish-menaxheri i saj, Rixhard Konigsberg e akuzon atë se nuk e ka paguar për projektet që ajo fitoi dhe e pushoi atë nga puna në mënyrë që mos ai të mos përfitoj 10% nga kontratat e saj. Ai tha se së bashku ata kanë punuar për shumë role të rëndësishme si në “Modern Family”, që ishtë një nga serialet që e ndihmoi atë të merrte famë me rolin e Haley Dunphy në vitin 2009, “My Fake Boyfriend” dhe “Pitch Perfect: Bumper in Berlin”.
Sipas padisë së ngritur, ata kishin lidhur një marrëveshje në të cilën ai do të përfitontë 10% nga paga që ajo merrte nga kontratat.
Hyland e pushoi nga puna, duke thënë se nuk do të paguj më 10% që i detyrohet, sipas TMZ. Konigsberg kërkoi në gjykatë që Hyland të paguaj 10% të parave për të cilën ajo kishte rënë dakord që në fillimet e kontratës së tyre. /ZËRI