Qytetërim

“Te Interi kam gjithçka", tre skuadra i zgjidhin dilemat me trajnerët

Igli Tare zgjidhi një dhembje koke: kuotat e shumëfishuara të qëndrimit të Kontes te Napoli, ia bën më të lehtë mbylljen e negociatës me Maks Alegrin.

e.d
“Te Interi kam gjithçka", tre skuadra i zgjidhin dilemat me
Simone Inzaghi

TIRANË- Në prag të finales së madhe të Ligës së Kampionëve ndaj PSG-së, trajneri i Interit, Simone Inzaghi, u shfaq i qetë dhe plot besim: “Kam një ndjesi të mrekullueshme. Kemi përgatitur gjithçka me kujdes dhe për herë të parë pas shumë ndeshjesh kam të gjithë skuadrën në dispozicion”, tha ai.

Inzagi po e përjeton këtë finali si një sfidë historike: “E kam ëndërruar këtë finale që fëmijë. Nuk arrita ta luaj si lojtar, por sot jam këtu si trajner për herë të dytë”.

Për të ardhmen, ai lë gjithçka pezull: “Do flasim me klubin pas finales. Këtu kam gjithçka që më duhet për të punuar mirë”. Nën rreshta, megjithatë, një sinjal dëshire lexot.

Po sot, kuotat e qëndrimit të Kontes te Napoli janë shtuar ndjeshëm. De Laurentis e ka rritur gradimin joshës: 8 afrime dhe rreth 200 milionë euro mendohet të jenë shpenzimet që ka premtuar ai. Igli Tare zgjidhi një dhembje koke: kuotat e shumëfishuara të qëndrimit të Kontes te Napoli, ia bën më të lehtë mbylljen e negociatës me Maks Alegrin. Alegri do të kthehet pas shumë vitesh kuqezi. Sarri ka kërkuar kohë dhe koha e deritanishme është interpretuar si stepje e tij për të pranuar ofertën e Lotitos, nga kampi bardhekaltër sot ka dalë edhe emri i Gatuzos si trajner i mundshëm, mes emrave të tjerë që patëm raportuar më parë. Në Itali merkatoja e trajnerëve, deri më tani, është më interesante se e lojtarëve.

Poll

MOS HUMB