
TIRANË- Pas thyerjes së rregullave të "Vëllait të Madh", Ilnisa dhe Meritoni janë të dënuar të qëndrojnë të ndarë. Ata shpesh fiknin mikrofonat duke mos iu përgjigjur thirrjeve të produksionit për t’i ndezur dhe bisedonin të mbuluar me çarçaf. Teksa nuk mund të flenë bashkë, pas spektaklit ata kanë shkëmbyer një bisedë romantike në distancë, duke i shprehur dashurinë njëri-tjetrit.
Pjesë nga biseda:
Meritoni: Të puth shpirt, o mbretëreshë, o dashuri, sa xhelozi kanë.
Ilnisa: Nuk rri dot, hajde të ta shoh pak fytyrën, o jeta ime.
Meritoni: Të dua.
Ilnisa: Çfarë s’do të bëja të të puthja njëherë.
View this post on Instagram
Kujtojmë që Ilnisa është një prej banorëve në nominim. Mbetet për t'u parë spektaklin e së shtunës nëse do t'i shpëtojë eliminimit./ZËRI