Qytetërim

Buzëqeshja pas dhimbjes, si u treguan Kate dhe William fëmijëve të tyre për kancerin

Princesha 42-vjeçare e Uellsit tha se si donte ta mbante të fshehtë diagnozën e saj, ndërsa gjeti kohë për t'u shpjeguar gjithçka George, Charlotte dhe Louis dhe mbi të gjitha për t'i siguruar ata se ajo do të jetë mirë. 

a.l
Buzëqeshja pas dhimbjes, si u treguan Kate dhe William fëmijëve
Prince William dhe Kate Middleton

BRITANI E MADHE- Tre fëmijët kanë qenë prioriteti numër një i Kate dhe William që kur Princesha e Uellsit u diagnostikua me kancer. Kate në një rrëfim publik tronditës zbuloi se tashmë po i nënshtrohet kimioterapisë parandaluese ndërsa në mesazhin e saj foli se sa e vështirë ishte për të që t'ua jepte lajmin tre fëmijëve të saj, shkruajnë mediat e huaja. 

Princesha 42-vjeçare e Uellsit tha se si donte ta mbante të fshehtë diagnozën e saj, ndërsa gjeti kohë për t'u shpjeguar gjithçka George, Charlotte dhe Louis dhe mbi të gjitha për t'i siguruar ata se ajo do të jetë mirë. 

Buzëqeshja pas dhimbjes, si u treguan Kate dhe William fëmijëve
fotoja familjare

Princi William ka qenë në krah të Kate për t'i ofruar ngushëllim dhe siguri gruas së tij pas diagnozës, ndërsa vazhdon me guxim detyrat e tij mbretërore dhe maskon dhimbjen e tij personale.

Në mbështetje të saj janë edhe prindërit, Carole dhe Michael, dhe vëllezërit e motrat e saj, Pippa dhe James të cilët jetojnë vetëm pak milje larg Widsnor.

Kujtojmë që nëpërmjet një videoje, Middleton shpjegoi se ka kaluar dy muaj të vështirë dhe se nuk e dinte që ishte prekur nga kanceri kur iu nënshtrua operacionit në janar. Pallati mbretëror britanik nuk zbuloi më shumë detaje për llojin e kancerit, por tha se kishte besim që princesha do të shërohej plotësisht./ZËRI

Poll

MOS HUMB