
TIRANË- Këngëtarja Sara Gjordeni dhe Bardhi së shpejti do të bëhen prindër. Lajmin e bënë me dije vetë dje në promon e emisionit të Bora Zemanit, “Cherry on Top”. Pas publikimit të lajmit, edhe Sara postoi mbrëmë një video, teksa Bardhi i puthte barkun, duke përcjellë edhe një mesazh për ndjekësit e saj në rrjetet sociale.
Por sot, edhe Bardhi ka një mesazh. Edhe ai ka ndarë videon e Sarës, duke shkruar përmbi: Faleminderit Zotit… Këtë gëzim desha ta ndaj me të gjithë ju. E inshallah e përjeton secili prej jush se s’paska ndjenjë më të bukur e më të shenjtë.
Duke qenë se çifti janë në pritje të ëmbël, lajmëruan gjithashtu se për shkak të rrethanave nuk do ketë një rikthim në edicionin e tretë të "Big Brother VIP"./ZËRI