Qytetërim

Zidane, 'një hap' larg Bayern Munich?

Zidane thuhet se ka kërkuar garanci nga drejtuesit e Bayernit.

E.K
Zidane, 'një hap' larg Bayern Munich?
Zinedine Zidane

I gatshëm për të ndryshuar faqe dhe për të hyrë në një epokë të re me Zinedine Zidane në pankinën e tij është Bayern Munich, që sipas spanjollëve është një frymë larg marrëveshjes me teknikun francez! Mundo Deportivo zbulon se të dyja palët janë shumë afër marrëveshjes përfundimtare dhe po përpiqen të përpunojnë detajet e fundit për të mbyllur marrëveshjen e madhe.

Ky është një rast që Bayern e ka provuar prej disa kohësh, pasi ka kontaktuar me “Zizoun” disa javë më parë. Zidane thuhet se ka kërkuar garanci nga drejtuesit e Bayernit. Zidane ka qenë i lirë për tre vitet e fundit, pasi nuk ka drejtuar një ekip tjetër që nga vera e vitit 2021, kur u largua nga Real Madrid./ZËRI

Poll

MOS HUMB