Qytetërim

Sot, Dita e Verës! Historia dhe traditat e kësaj feste

Elbasani e ka mbajtur “gjallë” për shekuj me radhë këtë festë duke trashëguar brez pas brezi të gjithë ritet e saj.

I.F
Sot, Dita e Verës! Historia dhe traditat e kësaj feste
Foto ilustruese

ELBASAN- Sot Dita e Verës! Dita e Verës është një festë paganë që dekadat e fundit po festohet në të gjithë Shqipërinë, por rrënjët i ka në qytetin e Elbasanit. Jo vetëm rrënjët, por dhe gjithë traditat, gatimet dhe mënyra e festimit, janë ekskluzivitet i këtij qyteti. Elbasani e ka mbajtur “gjallë” për shekuj me radhë këtë festë duke trashëguar brez pas brezi të gjithë ritet e saj. Kjo festë i mbijetoi edhe periudhës së errët të diktaturës, ku festohej në Elbasan si festa më e madhe e vitit, çdo 14 mars.

Gjithashtu një detaj i kësaj feste është edhe vendosja në dorë e “verores”, një byzylyk prej fijesh të bardha dhe të kuqe që lidhet në kyçin e dorës dhe zgjidhet kur të shihet dallëndyshja e parë. Në disa krahina, veroret varen në degë pemësh, që dallëndyshet t’i marrin e të sjellin mbarësi.

Legjenda e Ditës së Verës

Origjina e festës i ka gjurmët në tempullin e Zanës së Malit të ndërtuar pranë lumit Shkumbin në Elbasan. Zana ishte perëndia e gjuetisë, pyjeve dhe natyrës dhe dilte vetëm në datën 14 Mars, e cila shënonte fillimin e Verës, kjo në atë kohë njiheshin vetëm dy stinë, dimri dhe vera.

Kjo legjendë u kalua brez pas brezi dhe festivali i Ditës së Verës është i njohur për traditën dhe vlerat e veçanta kulturore. Simboli i kësaj feste është ballokumja. Për këtë ditë te veçantë çdo familje ka recetën e saj të ruajtur ndër vite. Më parë festohej në Elbasan, tani është bërë festë kombëtare./ZËRI

Poll

MOS HUMB