Qytetërim

Sofia Vergara zbulon arsyen e divorcit: Burri im donte fëmijë, unë jam gati të bëhem gjyshe

Në një intervistë që dha për "El País", protagonistja e serialit "Modern Family" hapi zemrën dhe zbuloi arsyen e vërtetë që pas 10 vitesh ajo dhe bashkëshorti vendosën të ndanin rrugët.

k.m.
Sofia Vergara zbulon arsyen e divorcit: Burri im donte fëmijë,
Joe Manganiello dhe Sofia Vergara

SHBA- Për herë të parë Sofia Vergara foli për arsyen që vendosi të divorcohej nga Joe Manganiello. Në një intervistë që dha për "El País", protagonistja e serialit "Modern Family" hapi zemrën dhe zbuloi arsyen e vërtetë që pas 10 vitesh ajo dhe bashkëshorti vendosën të ndanin rrugët.

"Martesa ime u prish sepse im shoq ishte më i ri - ai donte të kishte fëmijë dhe unë nuk doja. Mendoj se nuk është e drejtë me fëmijën. Unë respektoj këdo që e bën këtë, por kjo nuk është më për mua. Unë pata një djalë kur isha në moshën 19 vjeç, i cili tani është 32 vjeç dhe jam gati të bëhem gjyshe, jo nënë”.

Duke folur për mundësinë e një lidhjeje të re, aktorja nuk i mbylli mundësitë e saj.

“Pra, nëse dashuria vjen, vjen Unë jam pothuajse në menopauzë. Kur djali im të bëhet baba, le ta sjellë fëmijën tek unë për një kohë dhe pastaj do ta kthej dhe do të vazhdoj me jetën time - kjo është ajo që duhet të bëj. Jo të bëj sërish fëmijë."

Vergara dhe Manganiello u martuan më 22 nëntor 2015 dhe u ndanë në korrik të vitit të shkuar. Martesa e saj e parë ishte me Joe Gonzalez me të cilin ishte e lidhur që nga koha e gjimnazit. Së bashku ata patën fëmijën e saj të vetëm, djalin Manolos, në vitin 1991, por u divorcuan dy vjet më vonë./ZËRI

Poll

MOS HUMB