Qytetërim

S'ka qetësi për Bardhin! Këngëtari 'sherr' me motrat Kabashi: O Bardhosh…

Ish-banorja e BBV kishte treguar se nuk kishte më raporte me Bardhin e shkak për këtë sipas saj ishte bërë Sara.

f.t
S'ka qetësi për Bardhin! Këngëtari 'sherr' me
Bardhi, Sara Gjordeni dhe motrat Kabashi

TIRANË-Këngëtari Bardhi ka komentuar sot në një video nga një emision televiziv ku e ftuar ishte këngëtarja, Arta Kabashi. Arta kishte treguar arsyen se pse nuk flet më me Bardhin, teksa ky i fundit i është përgjigjur me një koment duke e akuzuar për dyfytyrësi. Ish-banorja e BBV kishte treguar se nuk kishte më raporte me Bardhin e shkak për këtë sipas saj ishte bërë Sara.

“Egziston inboxi bre Arta, se je mbytur duke dalë e duke folur keq nepeër intervista, për këtë nuk të folim, s'kom për ç'ka me t’thon faleminderit kur në tv je tjetër, e live je tjetër! Se ke mujt me na kursy nëse na kishe pasë shokë.. edhe ni sen: mos harroni se n’këtë showbiz dheze me pune edhe përkushtim, nuk dhezet tu i sha tjert nëpër intervista.. Deri kur mo?”-komentoi këngëtari.

Pjesë e kësaj u bë edhe motra e Artës, këngëtarja Ana e cila përmes një shkrimi në rrjetin social “Instagram” iu kthye ashpër Bardhit. Në këtë shkrim ajo i drejtohet Sarës me “asaj zonjës”, teksa thotë se i vjen keq që Bardhi ka rënë në këtë nivel. Ndërsa në fund u shpreh se ai duhet t’i jetë falenderues ish-menaxherit të tij, Jetmir Agajt, sepse sipas saj falë tij Bardhi ka qenë në krye të estradës e që tashmë ai nuk është më.

"Zakonisht nuk përzihem as nuk reagoj në këto deklarata, që po shihet që ti Bardh nuk ke shkruar. Për këto s’kam qare se të kam parë edhe ty edhe ata zonjën edhe Artën sa jeni kon mrena. E ti e njeh Artën edhe mirësinë e saj edhe brenda Big Brother edhe jashtë. Po më vjen keq oo Bardhosh që ke ra në këtë nivel se edhe unë kam qenë dëshmitare e krejt Portokallia e Top Channel, kur Arta ka ardhur te ju me ju nderu dhe me ju uru ty dhe atë zonjën live, se ti as I kishe fol e as e kishe parë. Se nuk ke guxuar. Por kur Arta ka ardhur me mirësjellje me ju urur keni fol me gëzimin më të madh. Sa i përket të dhezmes amon I kofsh falë Jetmir Agajt se ti nuk je ku ke qenë, e ti e di më mirë këtë fakt,"-shkruan Ana Kabashi.

S'ka qetësi për Bardhin! Këngëtari 'sherr' me
POSTIMI
Poll

MOS HUMB