PRISHTINË- Këngëtarja, Vesa Smolica, gjatë një bashkëbisedimi me fansat në Instagram, ka treguar se i ka ruajtur marrëdhëniet me ish-banorët e “Big Brother VIP 3”.
Përmes një “Instastory”, këngëtarja i ka lënë fansave hapësirën për t’i drejtuar pyetje rreth gjërave që ata janë kurioz.
Ndjekësit e kanë pyetur se me kë është takuar apo ka komunikuar me ish-banorët e “BBV 3
Këngëtarja ka treguar se ka komunikuar me Julian Dedën por ende nuk janë takuar. Ndërkohë me Meriton Mjekiqin dhe Ilnisa Agollin ka raporte ‘të mira dhe njerëzore’.
Vesa gjithashtu ka treguar se ende vijon miqësinë me Rike Roçin, duke postuar edhe një bisedë mes tyre.
Flet me Riken?
Muhabete t’gjata… dhe sapo… Rike Roçi xhemel është
Me Meritonin, Ilnisen si i ke marrëdhëniet?
Shumë t’mira dhe njerëzore
A ke folur me Julin?
Pooo në telefon se me u takuar s’kemi pas kohë asnjëri. /ZËRI/


