
ITALI- Chiara Ferrani dhe reperi Fedez janë ndarë. Kështu thotë një raport i uebsajtit "Dagospia". Çifti dikur më i pëlqyer i show biz-it italian, kanë vendosur që t'i japin fund martesës së tyre pas 5 vitesh dhe 2 fëmijëve që kanë sjellë në jetë. Lajmi për ndarjen e tyre doli nga faqja shkruan: Që në Sanremo e vitit të kaluar, (ata kishin grindur) historia e tyre e dashurisë kishte probleme, por influencerja la mënjanë të gjitha detyrimet e saj për të qenë pranë bashkëshortit të sëmurë. Por kur pati ajo telashe me ligjin, Fedez ishte më pak mbështetës, duke fajësuar faktin se problemet e saj ligjore po preknin edhe biznesin e tij. Një lojë fajësimi në të cilën Fedez ngriti zërin ndërsa ajo u përpoq të mbante situatën nën kontroll. Më pas reperi shkoi në Miami me asistentin e tij dhe përfundimisht u largua nga shtëpia.
"Corriere della Sera", e cila gjithashtu publikoi lajmin, iu referua postimeve më të fundit në Instagram të Fedez. Reperi duket se ka postuar nga diku tjetër, jo nga apartamentit luksoz në Milano ku ish-çifti u transferua nëntorin e kaluar. Ferrani dhe Fedez kanë pasur një djalë dhe një vajzë, Leo dhe Vittoria.
Duke qenë se Ferrani është një nga personazhet më të njohur online në botë, lidhja e tyre portretizohej edhe në rrjetet sociale.
Historia e dashurisë, fillimi i përrallës
Chiara Ferrani dhe reperi ishin bashkë prej rreth tetë vitesh. Jeta e influencueses italiane ndryshoi rrënjësisht në gusht të 2016-ës kur u njoh me këngëtarin. Të dy u njohën përmes një shoqërie të përbashkët, e më pas, gjërat mes tyre u zhvilluan shumë shpejt.
“Ishte si dashuri me shikim të parë. Kishim dalë për drekë, kishim miq të përbashkët. Që atëherë filluam të flisnim duke dërguar mesazhe. Më ftoi në darkë dhe unë e pranova sepse ishte shumë i këndshëm dhe romantik, edhe pse nuk ishte aspak tipi im,”-tregonte ajo për takimin.
Fejesa, fëmija dhe martesa
Kimia mes tyre i shtyu që një vit më vonë të fejoheshin në Verona. Dasma nuk vonoi. Në shtator 2018, ata u bashkuan zyrtarisht në martesë. 5 muaj më pas, dashuria e tyre u volos me ardhjen e djalit të tyre Leo. Ceremonia u zhvillua në Siçili, ku të ftuarit mbërritën me fluturime speciale dhe avionët ishin të zbukuruar me logon #TheFerragnez. Më shumë se 3 milionë ndjekës e ndoqën ceremoninë minutë pas minute.
Çifti ndanë jetën mes Los Anxhelosit dhe Italisë. Lumturia e tyre u shtoi pasi Ferrani zbuloi se do të bëhej nënë për herë të dytë. Vittoria erdhi në jetë në mars të 2021.
Diagnoza e Fedez me një tumor të rrallë të pankreasit
Në mars 2022, çifti njoftoi se Fedez ishte diagnostikuar me një problem shëndetësor dhe po shtrohej në spital. Kur u kthye në rrjetet sociale, ai u shpjegoi ndjekësve të tij se: Jam këtu për t'ju thënë se jam diagnostikuar me një sëmundje, fatmirësisht në fazat e hershme dhe do të marr trajtimin e nevojshëm. Më pret një rrugëtim i rëndësishëm dhe besoj se në të ardhmen do të mund ta ndaj sepse dëgjoj histori të të tjerëve që më ndihmojnë.
Madje Fedez postoi një foto nga brenda spitalit, ku shkruante: Javën e kaluar mësova se kam një tumor të rrallë neuroendokrin në pankreas. Një nga ato që nëse nuk e zbulon në kohë, nuk është shumë i këndshëm për ta pasur brenda trupin. Më duhej t'i nënshtrohesha një operacioni 6-orësh ishte heqja e një pjese të pankreasit (përfshirë tumorin).
Ferrani nuk e la asnjë moment vetëm dhe për këtë reperi e falenderoi në rrjetet e tij sociale.
Por tani duket se dashuria mes tyre ka mbaruar.../ZËRI