Qytetërim

‘Sjellja jote arrogante’, Heidi paralajmëron Fatjonin: Mos ma merr tolerancën për dobësi

Heidi i tha Fatjonit se ka sjellje arrogante, teksa i kërkoi të mos ia marrë tolerancën për dobësi.

D.XH
‘Sjellja jote arrogante’, Heidi paralajmëron Fatjonin: Mos ma
Fatjoni dhe Heidi

TIRANË – Fationi dhe Heidi kishin një debat në oborr dhe pas kësaj, ata kanë vendosur që të ballafaqohen me njëri-tjetrin, duke diskutuar vetëm për vetëm. Fationi u përpoq t’ia mbushte mendjen Heidit, se ai nuk ka folur me ton të lartë. Fationi tha se është i mërzitur, ndërsa Heidi i tha që të mos ia marrë tolerancën për dobësi.

Fationi: Prita momentin që ti të ishe vetëm dhe të thashë herës tjetër nëse…

Heidi: Jo, nuk e thashë këtë. Më fole komplet me nerv dhe presion! Mos ma merr tolerimin tim për budallallëk, se të të kthehem unë pastaj e sheh se çfarë është nervi i vërtetë. Ke vënë para një njeri të butë. Nuk ke nevojë të më bësh atë lloj presioni.

Fationi: Është fjalë e rëndë presioni.

Heidi: Arrogancën tënde… me mua nuk ndodh.

Fationi: Ku e pe arrogancën?

Heidi: Po ta them direkt tani, se unë jam njeri i butë, e vlerësoj që më ke qëndruar pranë, të kam kërkuar falje kur…

Fationi: Po ku e pe ti?

Heidi: Seriozisht e ke ti, më shih në sy. Ti kur zihesh nuk e mban dot veten, por me mua do e mbash.

Fationi: Unë të thashë që nëse më flet me atë ton, më mirë mos më konsidero më.

Heidi: E kupton ti veten, se nëse nuk e kupton, ne e mbyllim këtu, se ti ke probleme. Nëse ti nuk e kupton veten, po më hedh hi syve.

Fationi: Sigurisht që jam i mërzitur. Të thashë nëse e bën më, zëre se nuk jam pastaj.

Heidi: Po si të duash o Fatjon, se nuk më plas fare./ZËRI/

Poll

MOS HUMB