Qytetërim

'Shape of Me'/ Rita Ora i dedikon këngë nënës, klipi me video nga fëmijëria

Në videoklip shihen momente nga fëmijëria e Ritës, ndërsa po ashtu shfaqen momente nga jeta e babait të Orës, motrës dhe vëllait të vogël.

E.K
'Shape of Me'/ Rita Ora i dedikon këngë nënës,
Rita Ora dhe nëna e saj

BRITANI- Këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora ka prezantuar këngën e saj më të fundit “Shape of Me”, të kushtuar nënës së saj. Në videoklipin e këngës, e cila është në bashkëpunim me trajnerin e “The Voice Australia” Keith Urban, shihen momente të shumë vite më parë të familjes Ora.

Në videoklip shihen momente nga fëmijëria e Ritës, ndërsa po ashtu shfaqen momente nga jeta e babait të Orës, motrës dhe vëllait të vogël. Kënga është pritur mjaft mirë nga ndjekësit ndërsa ka marrë komente të shumta positive./ZËRI

Poll

MOS HUMB