
TIRANË- Trajneri i Kombëtares Shqiptare Silvinjo ka dhënë detaje në lidhje me ekipin që do të zbresë në fushë në miqësoret me Kilin dhe Suedinë dhe përgatitjet për “Euro 2024”. Në një konferencë për mediat Silvinjo tha se Daku, Muja dhe Gjasula kanë bërë një punë shumë të mirë në Kombëtare dhe që ai i ka në konsiderantë, por preferoi të ndalej më së shumti tek rikthimet. Si ai i Manajt dhe Brojës, të dy lojtarë që kanë performuar mirë në skuadrat përkatëse ku luajnë.
Silvinjo: Daku, Muja, Gjasula, kanë bërë një rrugëtim të rëndësishëm te ne, kanë bërë mirë, janë lojtarë që i kam në konsideratë, padyshim. Nuk janë këtu jo për zgjedhje teknike, kam nevojë që të shoh lojtarë. Ajo dhimbje koke për zgjedhjen është gjëja më e mirë që mund t’i ndodhë një trajneri. Dua ta kem këtë dhimbje koke. E persërit që janë lojtarë të rëndësishëm, janë në konsideratë. Janë pjesë e planeve, por sot nuk mund të marr 30-35 lojtarë, por duhet të shohim lojtarë si Manaj që vjen për herë të parë e Broja për të dytën, por u largua për dëmtim herën e parë. Apo Hoxha të cilin ne e ndjekim prej tre muajsh. Ai është i djathtë që luan majtas, më pas do të flas me të po ai është 100% në krahun e majtë. Të shohim pastaj a mund të luajë edhe në krah tjetër, duhet të vëzhgojmë lojtarë. Nuk është i lehtë vëzhgimi.
I ndalur tek ekipi, Silvinjo u shpreh se është i kënaqur si nga ana ofensive ashtu dhe në mbrojtje,
Silvinjo: Sa i përket ekuilibrit të skuadrës, jam i kënaqur. Edhe ana ofensive dhe mbrojtëse, kemi mbyllur një kualifikuese të rëndësishme si mbrojtja më e mirë, jam i kënaqur nga mbrojtësit, mesfushorët, por edhe sulmuesit, se mbrojnë të gjithë, për ekuilibrin. Duhet të bëjmë vëzhgime. Vëzhgimi nuk është vetëm lojtari brenda fushës, shihet që kur vjen, në stërvitje, në çdo ushtrim në seance, padyshim edhe në ndeshje. Por jo që një lojtar është 30-35 minuta në fushë dhe shihet, shihet gjithçka për të kuptuar çfarë bën, që në momentin kur mbërrin të dielën. Ne shohim sjelljen e çdo lojtari. Nuk cilësohen më miqësore, të dy skuadrat janë shumë të forta, Kili ka lojtarë të rëndësishëm, është shkollë futbolli teknike, ka lojtarë si Sançez, Vargas, Diaz, ka lojtarë të rinj si Perez. Suedia është shumë e fortë, vlera individuale të çmendura, nivel i lartë, ka lojtarë të Mançester, Atalanta, Totenhem apo Volfsburg. Nuk ka miqësore, e dimë që duhet të luajmë në nivel më të lartë se përballë ka nivel më të lartë, duhet ta provojmë dhe të përmirësohemi
Po ashtu u ndal tek miqësoret
Silvinjo: Miqësore vendimtare për listën e Europianit? Do të jetë e rëndësishme, nuk di të them nëse vendimtare, por shumë e rëndësishme. Unë dhe stafi nuk mund të harrojmë rrugëtimin, por do të jetë e rëndësishme. Të gjithë marrin 25-26, ndokush 27 lojtarë, ky është momenti të provosh diçka, të shohësh lojtarë. Vendimtare nuk di të them, por e rëndësishme po./ZËRI