Qytetërim

Gigi Hadid dhe Bradley Cooper më të dashuruar se kurrë, puthje e përqafime në NY

Hadid ishte më e gjallë gjatë darkës, ndërsa Cooper dukej më i rezervuar dhe i qetë.

E.K
Gigi Hadid dhe Bradley Cooper më të dashuruar se kurrë, puthje e
Gigi Hadid dhe Bradley Cooper

Gigi Hadid dhe Bradley Cooper dukeshin mjaft të dashuruar në një dalje të tyre të fundit. Modelja u pa teksa ndante puthje me aktorin teksa po shijonin darkën me miqtë në New York City mbrëmjen e së enjtes (14 mars). Dyshja po darkonin jashtë një restoranti italian me disa miq, duke përfshirë stilistin Tan France dhe Anthony Porowski, i cili luan në filmin "Queer Eye".

Çifti ishin në shoqëri shumë të mirë pasi të gjithë ishin të buzëqeshur gjatë gjithë mbrëmjes. Hadid ishte më e gjallë gjatë darkës, ndërsa Cooper dukej më i rezervuar dhe i qetë. Megjithatë, të dy shmangën paraqitjen zyrtare së bashku në Oscars të dielën e kaluar, ku Cooper u nominua për filmin e tij, Maestro, duke preferuar të marrë pjesë në ceremoni me nënën e tij./ZËRI

Poll

MOS HUMB