
TIRANË- Sara Gjordeni, ish-banorja e BBV3 ka zhvilluar një mini-intervistë me fansat e saj në Instagram, ku ka zgjedhur që t’iu përgjigjet një sërë pyetjeve. Shumë prej pyetjeve të ndjekësve, kishin të bënin me marrëdhënien e saj me Bardhin, por nuk mungoi as një ngacmim se si e ka pranuar familja e tij. Sara nuk ka ngurruar të listojë të gjitha cilësitë që ajo ka si vajzë dhe se nuk ka asnjë arsye pse të mos e pranonin.
“He pra si e pranuan tjetrën! Studente ekselente, e super shkolluar, me të ardhmen të siguruar në çdo sens, me familje që e duan. Miss Globe pak aty, me CV më të plotësuar akademikësh dhe profesionalisht qe ke parë ndonjëherë për një 27-vjeçare. Super e dashur, super e përkushtuar, super besnike, super e artikuluar, super protektive. Dreqi e mori si më pranuan?”, shkruan Sara.

Ish-banorja është pyetur dhe mbi një rikthim të mundshëm të çiftit në shtëpinë e Big Brother, por për këtë nuk ka dhënë një përgjigje të qartë. Ajo ndan me ndjekësit momente të ndryshme nga jeta e çiftit, ku Bardhi është i frymëzuar më shumë se kurrë për t’u kthyer me këngë dhe tekste të reja. /ZËRI