Qytetërim

Si të blini bileta për të parë Shqipërinë në Euro 2024

Nga data 4 dhjetor deri më 12 dhjetor, në faqen online të UEFA-s do të shiten biletat për të parë Shqipërinë në Europian.

D.XH
Si të blini bileta për të parë Shqipërinë në
Biletat ne Euro 2024

GJERMANI – UEFA ka njoftuar të gjithë tifozët se së shpejti do të nisë procesi i shitjes së biletave të ndeshjeve të Kampionatit Europian, që luhet në Gjermani. Duke qenë se edhe Shqipëria do të luajë në kompenticionin më të rëndësishëm europian për Kombëtare, do të shiten edhe bileta për të parë ekipin tonë përfaqësues (https://www.uefa.com/euro2024/ticketing/).

Federata Shqiptare e Futbollit shprehet se nuk shet asnjë biletë të Kombëtares, por se biletat për Kombëtaren do të shiten vetëm në faqen online të UEFA-s. Tifozëve iu kërkohet që të krijojnë një llogari në faqen zyrtare të UEFA-s dhe të aplikojnë për bileta për sfidat e preferuara të Kombëtares. Regjistrimi fillon në datë 4 dhjetor dhe mbaron më datë 12 dhjetor 2023, pasi Shqipëria të njohë kundërshtarët në grup dhe stadiumet, ku do të luajë. Në momentin që regjistroheni, ju identifikoheni si tifozë të Kombëtares, duke zgjedhur ndeshjet e Shqipërisë (flamuri shqiptar).

Ju duhet të përcaktoni edhe numrin e biletave që dëshironi të keni në dispozicion. Me një llogari të vetme, ju mund të blini deri në 4 bileta për një sfidë. Nëse kërkesat dhe aplikimet tejkalojnë biletat në dispozicion për tifozët shqiptarë, UEFA do të hedhë një short, për të gjithë personat që kanë aplikuar si tifozë të Shqipërisë. Fituesit do të njoftohen me anë të një maili, për të paguar biletat në janar 2024.

Pasi të keni kryer pagesat, ju do të merrni edhe konfirmimin që pagesa është kryer dhe bileta do të vijë në format elektronik në aplikacionin e UEFA-s, UEFA Mobile Ticket, që duhet të jetë e instaluar në celular. UEFA thotë se biletat nuk do të shpërndahen tani, por gjatë muajve në vazhdim. Kur biletat të jenë të disponueshme brenda aplikacionit, do të informoheni me anë të një maili. Ky mail do të mbajë edhe një shpjegim të shkurtër për mënyrën sesi funksionon aplikacioni.

Shorti për Europianin e Gjermanisë do të hidhet ditën e shtunë, 2 dhjetor 2023. Shqipëria njeh në këtë short kundërshtarët që do të ketë dhe në cilin grup do të jetë. Kombëtarja shqiptare ndodhet në vazon e dytë, pasi arriti të dalë e para në grup me 15 pikë./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB