
TIRANË-Shqipëria feston sot 111- vjetorin e Pavarësisë së saj. Më 28 Nëntor 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë duke shpallur Shqipërinë shtet sovran dhe të pavarur. Shqiptarët kudo ndodhen kanë uruar nëpër rrjeteve sociale për këtë festë të shënuar. Urimet nuk kanë munguar as yjet shqiptare të botës së muzikës, kinematografisë, artit dhe sportit. Ata kanë zgjedhur mënyra të ndryshme për të uruar fansat si dhe popullin shqiptar. Më poshtë janë disa prej urimeve të VIP-ave shqiptarë.
Granit Xhaka, Taulan Seferi dhe Jasir Asani janë futbollistët e kombëtares shqiptare të cilët me flamurin kuqezi të hedhur mbi krahë dhe duke bërë simblin e shqiponjës me duar kanë uruar 111-vjetorin e Pavarësisë.
Një urim i veçantë ka ardhur edhe nga Dua Lipa.
“Një komb, një flamur”, Dua Lipa uron 111 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa. Lipa ka uruar shqiptarët në 111 vjetorin e pavarësisë, duke shpërndarë në “InstaStory” një postim të babait të saj, Dukagjin Lipa, cili ka postuar flamurin shqiptar dhe shkruan: “Një komb, një flamur. Urime Festa!”.
Vesa Luma, Adriana Matoshi, Kiara Tito, Xhuli Nura, Arbana Osmani, Getinjo, Capital T, Arjola Demiri, Filloreta Raçi, Blero, Oriola Marashi, McKresha, Dhurata Dora – janë disa nga figurat publike që uruan 28 Nëntorin. Këngëtare, modele e moderatore u shfaqën kuqezi, me plis në kokë apo me veshje popullore shqiptare, në ditën e Pavarësisë.