Qytetërim

‘Shpresoj t’ju kem bërë krenarë’, Besa reagon për herë të parë pas skualifikimit nga Eurovision

Besa nuk arriti që të kualifikohej në finalen e Eurovision

E.K
‘Shpresoj t’ju kem bërë krenarë’, Besa reagon
Besa kokedhima

TIRANË- Këngëtarja shqiptare Besa Kokëdhima, e cila përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision 2024, ka reaguar pas skualifikimit nga festivali muzikor, duke mos arritur të prek finalen. Përmes një video mesazhi në Instastory, Besa falenderoi fansat për mesazhet e tyre duke u shprehur se i vinte keq që nuk u kualifikua në finale.

Por pavarësisht kësaj, këngëtarja theksoi se është krenare për punën e saj, duke shtuar se “shpresoj të jetë fillimi për gjëra të tjera”.

“Dua t’ju falenderoj për të gjitha mesazhet suportuese, që ju pëlqeu dhe e shijuat perfomancën, këndimin dhe gjithçka tjetër. Jam shumë e lumtur dhe kam punuar shumë për atë performancë, jam e lumtur që ju pëlqeu dhe më vjen keq që nuk mbërrita në finale.

Por unë jam krenare për ekipin dhe punën time, shpresoj të jetë fillimi për gjëra të tjera. Nuk mund të jem më e lumtur. Shpresoj të jeni kënaqur dhe t’ju kem bërë krenarë”, përfundoi Besa Kokëdhima.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

Poll

MOS HUMB