Qytetërim

Kate Hudson thotë se sheh fantazma

Aktorja thotë se këtë “dhuratë” e ka ajo, edhe nëna e saj, Goldie Hawn.

k.m.
Kate Hudson thotë se sheh fantazma
Kate Hudson

SHBA- Kate Hudson dha një intervistë dhe foli për përvojat metafizike që ajo pretendon se ka jetuar. Aktorja foli në "Howard Stern Show" dhe tha se ajo dhe nëna e saj, Goldie Hawn, mund të "lidhen" me fantazmat. 

“Unë mund të shoh gjithçka. Kur isha një vajzë e vogël, ishte vërtet e vështirë për mua sepse shihja fantazma gjatë gjithë kohës,"- tha ajo.

Kur u pyet nëse mund ta shihte babain e saj të vdekur, ajo u përgjigj: Nuk është kështu. Është si të marrësh disa mesazhe. Është disi si shqisa e gjashtë. Është si të shohësh njerëz të vdekur.

Së fundi, aktorja foli edhe për jetën pas vdekjes, duke thënë se e konsideron atë një temë shumëdimensionale dhe jo aq të thjeshtë sa e mendojmë ne.

“Është më shkencore nga sa dimë. Mendoj se është një gjë shumëdimensionale. Ne mendojmë se duhet të dimë gjithçka, por thjesht nuk e dimë. Dhe do të shohim kur të arrijmë atje, por mendoj se do të jetë shumë e çuditshme,”-shtoi ajo. 

Po ju si e mendoni, i sheh vërtetë fantazmat?

Poll

MOS HUMB