Qytetërim

'Shpërthen' ish-banori i BBV: E vërteta ime...për shkak të kontratës gjobitem 100 mijë euro

Salaj shprehet se di shumë të vërteta të cilat përfshijnë shtetin, median dhe pushtetin.

f.t
'Shpërthen' ish-banori i BBV: E vërteta ime...për shkak
Jetmir Salaj

TIRANË-Ish-banori i Big Brother VIP3, Jetmir Salaj ka befasuar me një deklaratë të fundit. Salaj shprehet se di shumë të vërteta të cilat përfshijnë shtetin, median dhe pushtetin, por një kontartë e tij e bërë me produksionin nuk e lejon të flasë. Ish-banori shprehet se nëse tregon do të gjobitet me 100 mijë euro.

"Për të gjithë ju miq e dashamirës që më thoni fol pse s'flet: Nuk është e lehtë të përballesh me një sistem të gjithë i vetëm. 1. Për shkak të kontratës mund të gjobitem deri në 100 mijë euro. 2. Të zhvillosh një betejë ligjore në Shqipëri po dhe jashtë saj duhen edhe 100 mijë të tjera. 3.Nuk i kam ato lekë, frikë nuk kam, s'kam për të patur kurrë pasi besoj te e drejta ime. 4. Për ju që thoni pse nuk hap një gofound e të të mbështesim ju falenderoj, por do më shanin e shpërfytyronin nëpër mediat e tyre. E vërteta ime përfshin shtetin, median, paranë, pushtetin. Kështuqë nga 'instagramet' mos bëni si trima me mesazhe se nuk ju bën nder,"-shkruan Jetmiri.

'Shpërthen' ish-banori i BBV: E vërteta ime...për shkak
POSTIMI
Poll

MOS HUMB