Qytetërim

Këngëtarja shqiptare nderohet nga Bashkia e Nju York

Enisa Nikaj, është nderuar nga Këshilli Bashkiak në Nju York për kontributin që ajo i ka dhënë qytetit.

f.t
Këngëtarja shqiptare nderohet nga Bashkia e Nju York
Enisa Nikaj

SHBA-Këngëtarja me origjinë shqiptare, Enisa Nikaj, është nderuar nga Këshilli Bashkiak në Nju York për kontributin që ajo i ka dhënë qytetit. Këngëtarja është nderuar me një çmim për arritjet e saj personale në fushën e muzikës si dhe për shërbimin e dhënë ndaj komunitetit. Nikaj në shkrimin e saj falenderon edhe prindërit, të cilët me vështirësi lanë vendin e tyre për një të ardhme më të mirë për fëmijët, por që iu kujtuan gjithmonë rrënjët e tyre shqiptare.

“Prindërit e mi erdhën në Amerikë nga një qytet shqiptar në Mal të Zi. Edhe pse jam lindur dhe rritur në Nju York, ata gjithmonë janë kujdesur që të mos harroj kurrë kulturën tonë, rrënjët shqiptare që na bënë në Tuzi Mali Zi bota, është diçka e mahnitshme. Faleminderit Këshillit Bashkiak për nderin! Shqiptaro-malazezët në mbarë botën krenarë që janë ndër të parët që hapin rrugën për brezin e ardhshëm”, shkruan Enisa në Instagram.

Këngëtarja shqiptare nderohet nga Bashkia e Nju York
ENISA NIKAJ
Këngëtarja shqiptare nderohet nga Bashkia e Nju York
ENISA NIKAJ

Këngëtarja jeton dhe punon prej vitesh së bashku me familjen e saj në New York. /ZËRI

Poll

MOS HUMB