Qytetërim

Habit këngëtari i njohur: Nuk kryej marrëdhënie seksuale prej kohësh, po kërkoj gruan e duhur

Ndërkohë shtoi se është i gatshëm të krijojë një romancë të re nëse gjen gruan e duhur.

E.K
Habit këngëtari i njohur: Nuk kryej marrëdhënie seksuale
Lenny Kravitz

Këngëtari i njohur Lenny Kravitz në një intervistë të fundit ka folur për jetën e tij personale dhe nëse është i dashuruar. Kravitz ka folur për The Guardian dhe ka treguar se prej nëntë vitesh nuk është në një lidhje serioze. Siç ka shpjeguar edhe ai, i përmbahet standardeve tradicionale dhe nuk dëshiron të ketë lidhje afatgjata derisa të gjejë partneren e duhur.

“Është çështje shpirtërore”, tha ai.

Në të kaluarën, ai kishte folur sërish për ‘’abstenimin’’ nga seksi para martesës, në vitin 2008, duke thënë atëherë se nuk kishte kryer marrëdhënie për tre vjet. Ndërkohë shtoi se është i gatshëm të krijojë një romancë të re nëse gjen gruan e duhur./ZËRI

Poll

MOS HUMB