Qytetërim

Habit me deklaratën Sofia Vergara: Do të bëj çdo operacion plastik, 'filler' s'më pëlqen

Gjithashtu, Vergara tregoi se është adhuruese e botoksit, por nuk i pëlqejnë fillerët.

f.t
Habit me deklaratën Sofia Vergara: Do të bëj çdo operacion
Sofia Vergara

SHBA- Aktorja Sofia Vergara ka folur për planet e saj të operacioneve plastike. Aktorja tha se ndonëse nuk ka bërë ende një operacion estetik, është padyshim diçka që dëshiron ta bëjë së shpejti, shkruajnë mediat e huaja.

“Do të bëj çdo operacion plastik kur të jem gati. Do të doja të kisha më shumë kohë të lirë do t’i kisha bërë gjërat tashmë.Por për shkak se jam para kamerës, nuk është se mund të bëj diçka dhe pastaj të ulem në shtëpi dhe të shërohem për javë të tëra,"-u shpreh ajo.

Gjithashtu, Vergara tregoi se është adhuruese e botoksit, por nuk i pëlqejnë fillerët.

“Unë nuk besoj në filler. Mendoj se filleri është i mirë kur je shumë e re dhe dëshiron pak më shumë mollëza ose të mbushësh buzët”, tha ajo.

Kur u pyet pse ajo është një fanse kaq e madhe e operacioneve plastike, ylli i humorit u shpreh se kjo ndodh sepse çdokush mund të ndryshojë çdo aspekt të pamjes së tij që dëshiron.

“Nuk është fundi i botës,” u shpreh ajo. 

Në fillim të këtij muaji, aktorja shprehu pakënaqësinë e saj për çështjen e plakjes dhe pranoi se do të bënte gjithçka për të ngadalësuar procesin./ZËRI

Poll

MOS HUMB