
FIRENCE- Të dielën në 18:00 luhet Fiorentina-Juventus. Për qytetin toskan, prania e Juventusit në qytet, krijon një situatë të nderë. Të qenit tifoz juventin në Firence është një punët me vështirësinë më të mëdha. Tifozët fiorentinë ndërrojnë trofe për ta parë Juventusin të gjunjëzuar në ‘’Artemio Franki’’.
Këtë vit, Fiorentina e Paladinos, duket sikur e ka edhe formën edhe fuqinë për ta bërë, sidomos në momentin e vështirë juventin dhe pas entuziazmit të çerekfinales së saposiguruar nga violët në Ligën e Konferencës. Mirëpo ndeshja e shumëpritur, ndeshja e vendit të punës për trajnerin Tiago Mota të Juventusit, mund të shtyhet.
Qyeti i Firences, për shkak të reshjeve të dendura, aktualisht është në alarm të kuq për motin e keq. Dje, nënkryetari i Këshillit Bashkiak, Alesandro Dragi, i ka kërkuar kryetares së bashkisë Sara Funaro shtyrjen e ndeshjes mes Fiorentinës dhe Juventusit, e planifikuar për të dielën, 16 mars, në orën 18:00. Situata e rënduar nga përmbytjet ka prekur edhe qendrat stërvitore, përfshirë ‘’Viola Park’’ investimin e ri madhështor të presidencës së re juventine, çka lë hapur diskutimin për një vendim të tillë nga autoritetet lokale./ZËRI