
Qazim Laçi
GJERMANI- Lojtari i Shqipërisë, Qazim Laçi dha mendimin e tij pas ndeshjes së barazuar 2-2 me Kroacinë. Shënuesi i golit të parë u shpreh se ekipi ka besim në përballjen me Spanjën dhe do të tentojnë vendin e dytë ose të tretë.
Laçi: Ashtu si shkoi ndeshja me atë gol në fund, ne e meritonim të paktën një pikë. Ishte performancë shumë e mirë. Jam shumë i lumtur për golin, por më shumë rëndësi kanë pikët sepse tani kemi më shumë besim, për ndeshjen me Spanjën që do të jetë shumë e vështirë dhe pse jo më pas të mos tentojmë për vendin e dytë apo të tretë.
Laçi shënoi golin e avantazhit për Shqipërinë në minutat e para të pjesës së parë. /ZËRI
Poll