
GJERMANI-Në pak minuta, Kroacia përmbysi rezultatin. Kuqezinjtë udhëhoqën pjesën e parë, me golin e shënuar nga Qazim Laçi. Kroacia surprizoi në pjesën e dytë, duke shënuar 2 gola në 2 minuta. Një aksion i kroatëve është finalizuar nga “bomberi” i Hoffenheim, Andrej Kramaric, i cili dërgon topin mes këmbëve të Hysaj, duke mos i lënë asnjë mundësi portierit Strakosha, mirëpo nuk ka mbaruar me kaq pasi vetëm 2 minuta më vonë ka ardhur edhe goli i dytë, ku pas një goditje nga Pasalic topi devijohet nga mesfushori Klaus Gjasula, duke përfunduar në rrjetën e Strakoshës.
Kroacia përballet me Shqipërinë në ndeshjen e dytë të Grupit B, me të dyja skuadrat që kërkojnë fitoren në mënyrë që të jenë ende në garë për t’u kualifikuar./ZËRI