
TIRANË- Pjesa e tetorit që i përket Akrepit, e cila ka nisur më 22 tetor, do të na ftojë të kërkojmë ekuilibrin dhe harmoninë brenda vetes. Prej këtu fillon një proces për ndryshime pozitive dhe transformime. Nëse i përkisni një prej shenjave të mëposhtme, nevoja për diçka të re dhe për lëvizje pozitive është para jush.
Gaforrja
Ju ndjeni se diçka e madhe po përgatitet për ju, por ende nuk ju ka dalë përpara. Mentorët dhe njerëzit mbështetës do të jenë pranë jush, megjithëse nuk duhet të prisni që gjithçka të jetë magjike. Mos harroni se me çdo gjë të re që merrni përsipër, merrni edhe një përgjegjësi. Dëshirat tuaja do të realizohen më lehtë – ju vetëm duhet të rrezatoni atë atmosferë pozitive. Nëse doni diçka të bukur, duhet ta kërkoni atë edhe me energjinë tuaj.
Luani
Këtë muaj do t'ju ndodhin përmbysje që as ju vetë nuk i prisni. Bindjet tuaja të brendshme (edhe ato që janë të vështira për t'u shprehur nga jashtë) do të dalin në dritë dhe do t'ju bëjnë të besoni atë që bëni. Ndjenja e lirisë që do të ndjeni do të jetë unike teksa i lini të gjitha kritikat pas dhe përqendroheni në atë që ka rëndësi.
Peshqit
Sezoni i Akrepit do jetë i mrekullueshëm me energji pozitive dhe plot ndjenja dhe ngjarje të bukura. Nuk e lini fëmijën brenda jush të mbyllë gojën dhe sa herë që mendoni se diçka do t'ju prishë humorin, mbani mend se jetoni më mirë kur shprehni veten dhe nevojat tuaja./ZËRI