Qytetërim

Shakira: Vetëm vdekja besoja se do më ndante nga Pique

E.K
Shakira: Vetëm vdekja besoja se do më ndante nga Pique
Ndarja e Shakires dhe Pique

NDARJA E BUJSHME- Ylli i muzikës pop, Shakira, besonte në dashuri të përjetshme me ish-futbollistin Gerard Pique.

Në një intervisë të fundit për Billboard këngëtarja kolumbiane foli për marrëdhënien 11-vjeçare me Pique, dhe se si familja ka qenë në çdo rast prioriteti i saj kryesor.

"Prioriteti im ishte shtëpia dhe familja ime. Unë besoja tek shprehja ‘derisa vdekja të na ndajë. E besova dhe kisha këtë ëndërr për veten dhe për fëmijët e mi”, u shpreh ajo.

Artistja e njohur u shpreh se shpresonte të kishte një marrëdhënie të ngjashme si ajo e prindërve të saj, të cilët kanë qenë së bashku për 50 vite.

“Ata e duan njëri-tjetrin si ditën e parë, me një dashuri unike dhe të papërsëritshme,”- shpjegoi Shakira.

Ndër të tjera 46-vjeçarja pranoi se asaj iu desh ta vinte karrierën në plan të dytë ndërsa jetonte me Pique në Spanjë. Megjithatë që pas ndarjes, këngëtarja e shumë hiteve ka qenë në studio duke regjistruar muzikë dhe duke punuar për projekte të reja muzikore, ku ka në plan të bëjë edhe një turne në vitin 2024.

Ndarja e tyre erdhi pas tradhëtisë që futbollisti i bëri këngëtares, ndërkohë që divorci pasoi dhe me përplasje në lidhje me vendin se ku do të jetonin dy fëmijët e çiftit, për të cilët kujdeset Shakira./Zëri.ai 

Poll

MOS HUMB