
SPANJË- Shakira do të nisë një reality show për jetën e saj, ku ka gjasa të zbulojë të gjithë të vërtetën për ndarjen me Gerard Pique. Prej disa kohësh, këngëtarja ndiqet nga një kameraman, i cili u pas saj edhe në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Latin Grammy në Sevilje. Po ashtu, nuk mungonte as ditën kur u paraqit në gjykatë në Barcelonë për të paguar një gjobë pas një marrëveshjeje për të shmangur burgun për evazion fiskal.
Sipas një raporti të Marca, dokumentari që po përgatitet nga ylli kolumbian spekulohet se do të fokusohet në jetën e këngëtares në vitet 2022 dhe 2023 dhe kohët e vështira që ajo kaloi pas tradhtisë së ish-partnerit dhe mashtrimit fiskal. Lajmi është konfirmuar edhe nga një emision televiziv, ku gazetarët thonë: Sot, nëse je i famshëm dhe nuk ke reality show-n tënd, je askushi.
Edhe pse ende nuk është konfirmuar zyrtarisht, dokumentari spekulohet se do të dalë në treg gjatë gjysmës së dytë të vitit 2024./ZËRI