
TIRANË- 25 faqet më të para të Wikipedia-s të vitit 2023 pasqyrojnë interesin e botës për inovacionin e inteligjencës artificiale, por jo vetëm. Përdoruesit e Wikipedia u interesuan edhe pë njerëzit që vdiqën këtë vit dhe fuqinë në rritje të kriketit indian. Wikipedia, e drejtuar nga Fondacioni jofitimprurës Wikimedia, ka më shumë se 84 miliardë shikime, ndaj edhe ka nxjerrë një listë me gjërat më të klikuara për vitin 2023.

Në listë nuk mungojnë kategoritë e argëtimit, pasi dy filma aksion nga Bollywood Indian, 'Jawan' dhe 'Pathaan' iu bashkuan filmave amerikanë si Oppenheimer, Barbie dhe Avatar: Waterway. Taylor Swift, Elon Musk dhe Cristiano Ronaldo - Lionel Messi ishin ndër personazhet më të kërkuar, duke ia kalluar edhe pushtimit rus të Ukrainës. Meqë jemi tek luftat, sulmi i Hamasit ndaj Izraelit dhe konflikti që pasoi nuk ka hyrë ende në listë.

Këtu është lista e plotë sipas shikimeve të faqeve:
ChatGPT, 49,490,406 shikime faqesh
Vdekje në 2023, 42,666,860
Kupa e Botës në Kriket 2023, 38,171,653
Premier League indiane, 32,012,810
Oppenheimer (film), 28.348.248
Kupa Botërore e Kriketit, 25,961,417
J. Robert Oppenheimer, 25,672,469
Jawan (film), 21.791.126
2023 Premier League indiane, 20,694,974
Pathaan (film), 19.932.509
The Last of Us (seriali televiziv), 19.791.789
Taylor Swift, 19,418,385
Barbie (film), 18.051.077
Cristiano Ronaldo, 17,492,537
Lionel Messi, 16,623,630
Premier League, 16,604,669
Matthew Perry, 16,454,666
Shtetet e Bashkuara, 16,240,461
Elon Musk, 14,370,395
Avatari: Rruga drejt ujit (film), 14,303,116
Indi, 13,850,178
Lisa Marie Presley, 13,764,007
Guardians of the Galaxy Vol. 3 (film), 13.392.917
Pushtimi rus i Ukrainës, 12,798,866
Andrew Tate, 12,728,616/ZËRI