
TIRANË- Kuqezinjtë janë paraqitur në Arenën Kombëtare për të zhvilluar stërvitjen e fundit. Nesër Kombëtarja do të përballet me Andorrën në orën 20:45. Vetë trajneri Silvinjo është shprehur se do të bëjë disa ndryshime në ekip duke patur parasysh performancën dhe situatën fizike të lojëtarëve.
Nga ana tjetër, Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për të ruajtur sigurinë gjatë kësaj ndeshje. Më konkretisht do të bllokohen rrugët: *Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqezimi i Presidencës drejt sheshit “Nënë Tereza”; Rruga “Papa Gjon Pali II”; Rruga “Dervish Hima”, pranë ambasadës së SHBA-së; Rruga “Asim Zeneli”, pranë ambasadës së SHBA-së; rruga “Themistokli Germenji”;- rruga “Gjergj Filipi”; Rruga “Lekë Dukagjini”, nga ish-Garda e Republikës deri te stadiumi; rruga “Faik Konica”; rruga “Skerdilajd Llagami”.