TIRANË- Ylli i Kombëtares shqiptare të futbollit Taulant Seferi ka bërë publike lidhjen e tij, me një vajzë nga Kumanova, edhe vendlindja e tij, e cila jeton në Zvicër. Ka qenë ditëlindja e saj që është bërë shtysë që bomberi i Kombëtares të bënte publike lidhjen, me një postim romantik si urim.
“Gëzuar ditëlindjen njeriu më i bukur në jetën time. Të uroj më të mirat. Të dua shumë!”- shkroi ai duke publikuar një imazh të këmbëve të tyre. Ndërkohë që menjëherë kanë dalë detaje në lidhje me identitetin e vajzës me të cilën është në një lidhje futbollisti.

Ajo quhet Arjeta Demiri dhe madje vetë Seferi më herët e ka publikuar në Instagramin e tij, një postikm ku ajo e mbështeste gjatë ndeshjes me Çekinë që u luajt në Tiranë.
Krahas imazhit Arjeta shkruante: Shumë krenare për ty dashuria ime./Zëri.ai