Qytetërim

Scarlett Johansson bie viktimë e Inteligjencës Artificiale

Johansson nuk është i vetmi personazh që bie viktimë e mjeteve të inteligjencës artificiale. Tom Hanks së fundmi u shfaq në rrjetet sociale për të reklamuar disa shërbime dentare, ndërkohë që nuk kishte qenë kurrë në një vend të tillë.

k.m
Scarlett Johansson bie viktimë e Inteligjencës Artificiale
Scarlett Johansson

SHBA- Aktorja Scarlett Johansson ka paditur një aplikacion të inteligjencës artificiale që përdori imazhin, emrin dhe zërin e saj për të krijuar një reklamë pa lejen e yllit. Përfaqësuesit e aktores 38-vjeçares folën për 'Variety' dhe theksuan se kanë marrë masa kundër reklamës që u shfaq për herë të parë në internet më 28 tetor. 

Bëhet fjalë për një reklamë 22 sekonda që u shfaq në platformën X (dikur Twitter), duke u përdorur imazhe reale të aktores, të cilat u përpunuan në përputhje me rrethanat. Reklama tashmë është hequr nga mediumi. Por, Johansson nuk është i vetmi personazh që bie viktimë e mjeteve të inteligjencës artificiale. Tom Hanks së fundmi u shfaq në rrjetet sociale për të reklamuar disa shërbime dentare, ndërkohë që nuk kishte qenë kurrë në një vend të tillë.

Fatkeqësisht, kjo pjesë e veçantë e teknologjisë nuk është kontrolluar aq sa duhet, kështu që derisa të krijohet legjislacioni i ri për të mbuluar raste të tilla, viktimat e incidenteve të tilla do të kenë mbrojtje të kufizuar.

Poll

MOS HUMB