Qytetërim

'Rishfaqet' Dua Lipa, prezanton këngën e re

Në postimin e saj, ajo zbulon kopertinën e single-it, ndërkohë që ka pasur postime të mëparshme me mesazhe dhe imazhe enigmatike që i referohen Harry Houdinit.

k.m.
'Rishfaqet' Dua Lipa, prezanton këngën e re
Dua Lipa

BRITANI E MADHE- Superylli britanik i popit, Dua Lipa, ka prezantuar zyrtarisht të mërkurën këngën e saj të re, të quajtur 'Houdini' . Sipas postimit të saj, kënga e saj e re do të publikohet të enjten, më 9 nëntor. Në postimin e saj, ajo zbulon kopertinën e single-it, ndërkohë që ka pasur postime të mëparshme me mesazhe dhe imazhe enigmatike që i referohen Harry Houdinit.

Pasi ka fshirë fillimisht të gjitha postimet e vjetra në Instagram, Dua Lipa ka bërë postime të reja, në të cilat ka lënë informacione në dukje jo koherente, të cilat megjithatë kanë qenë mesazhe të fshehura për këngën e saj të re.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

Më 31 tetor, për shembull, Dua Lipa ka postuar një video, të cilën e ka shoqëruar me numrat: 4 8 9 9 14 15 21.

Gjithashtu e rëndësishme është data, pasi Harry Houdini vdiq më 31 tetor (1926).

Kush është Harry Houdini?

'Rishfaqet' Dua Lipa, prezanton këngën e re

Erich Weisz (24 mars 1874 - 31 tetor 1926), i njohur si Harry Houdini, ishte njëiluzionist dhe interpretues hungarezo-amerikan, i njohur për numrat e tij magjikë. Pseudonimi i tij është një referencë për mentorin e tij, magjistarin francez Robert-Houdin (1805-1871)./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB