
TIRANË-Sara Gjordeni, e cila u bë e famshme me pjesmarrjen në Big Brother, ka shpërthyer ndaj mediave, pasi së fundmi ka qenë kryefjalë e tyre. Sara me anë të një postimi në 'Instastory' ka akuzaur mediat se po përdorin tituj negativë për të që të tërhiqet vëmendja.
Ndër të tjera Sara shkruan se në kurrizin e saj po abuzohet, duke nisur na ish-at deri tek familja e saj. Ajo shton se figura dhe morali i saj janë përdhosur.
REAGIMI I PLOTË:
E kuptoj qartë që jam njeriu më i përfolur i momentit dhe kjo vjen me pasoja. Vërtet kam bërë deklarata të forta, por sepse më është kërkuar të flas për të kaluarën time. Askush nuk ka aq guxim sa të gënjejë në televizione kaq të ndjekura, sepse i bie që do të kishte probleme të mëdha mendore dhe unë të nderuar komentues, kam kaluar 100 teste nga psikologia e “Big Brother” dhe jam totalisht top. Mos e vrisni mendjen nga kjo anë.
Tjetër gjë që jam e guximshme si dreqi! Tjetër që merren titujt dhe për t’u hapur lajmi shkruhet në mënyrë skandaloze që të tërhiqet vëmendja. Sa për emisionet: Kam një kontratë që duhet ta respektoj dhe t’i frekuentoj! Se të ishte për mua, rrija ngrohtë në krevat… Në kurrizin tim po abuzohet në mënyrë makabre! Më kanë bërë ish-a meshkuj që as i njoh, duke nisur nga Silvi…Duke përdorur familjen time…E kam të faktuar që njerëz të fushës që mediat e shkruara po bëjnë miliona në emrin tim. Për familjen dhe sakrificat kanë folur edhe banorë të tjerë, por po shfrytëzohet dhe keqpërdoret vetëm emri im. Gjejeni pse…”
Figura ime si femër dhe morali im është përdhosur dhe orientuar negativisht nga persona të caktuar, që problemet i kanë personale me mua. Ama, të dini diçka! Që nga dita që kam dalë e deri sot, nuk kam derdhur asnjë pikë lot, përkundrazi i kam dhënë forcë nënës sime, Lunës (tezes), Bardhit, nënës së tij, motrës, vëllait etj. Nuk më rrëzoni dot. As me tituj. As me komente. As me akuza. As me fyerje. Luna ka rritur bishë, jo ngordhalaqe.
Pas daljes së papritur të Bardhit nga shtëpia e “Big Brother Vip Albania” për shkak të gjendjes shëndetësore të nënës së tij, drama rreth jetës së tij personale nuk ka të ndalur. Sara Gjordeni, e dashura e këngëtarit, ka hedhur akuza të forta ndaj menaxherit të tij, Jetmir Agaj. Së fundmi Sara Gjordeni dhe Bardhi janë bashkë, pavarësisht gjithë telenovelës së krijuar në ditët e fundit në rrjetet sociale. Ka qenë vetë moderatorja ajo që ka postuar një foto me Bardhin, ku me gjasë shihet në ambientet e shtëpisë së tij./ZËRI