
TIRANË- Rivaliteti i Julit dhe Romeos në Big Brother Vip" duket se po ndikon edhe familjarët e tyre jashtë shtëpisë. Vëllezërit e dy banorëve Mario dhe Donaldi shfrytëzojnë çdo "Prime" për të ironizuar situatat. Kështu bënë edhe spektaklin e mbrëmjes së djeshme.
Pas një debati ku emri i tij u përmend, Donaldi ka zgjedhur të shprehet nëpërmjet një postimi në InstaStory ku nuk i ka kursyer dozat e ironisë.
“Po këta lojtarët e ‘fortë’ e dinë që unë kam dy vite që kam dalë nga Bigu? E vetmja mënyrë që ta kapin Romeon është tek unë dhe te marrëdhënie e tij. Këta lojtarët e ‘fortë’ them unë se Romeo është lojtar i dobtë (lol),” shkroi ai.

Ndërsa, vëllai i Julit, Mario i ftuar sot në "Live from Tirana" ka komentuar debatin e treshes Romeo-Heidi-Juli që duket se nuk i kanë aspak mirë marrëdhëniet me njëri-tjetrin. Sipas tij, Juli ka arritur të demaskojë lojën e çiftit.
"Mendoj që u demaskua loja “sikur jemi të ndarë” e çiftit. Romeo dhe Heidi kanë një raport të mirë pavarësisht se kanë luhatje sentimentale, është pak e ngatërruar por ata të dy e shohin këtë opsion si as nën mëngë edhe për lojën. Është një element që heq një barrë, shton vëmendje, shtohet audienca. Juli me të drejtë si lojtar duke e parë pak më ftohtë këtë gjë është marrë me të dy, është normale që edhe ngacmon."
Si po i duket Marios loja e Julit deri tani?
"Besoj se Juli është shumë i ekuilibruar, matet mirë kur merr përsipër të bëjë një skenë lojë apo një diskutim. Ai i llogarit më mirë se ne që e shohim jashtë, ka mendje goxha të kthjellët. Nuk e prisja sepse kam vite që nuk jetoj me të, tani po jam duke jetuar me të.(qesh) Nuk e kam ditur që numëron kaq shumë, po më befason ose e kam unë problemin se jam vëllai i vogël dhe ma mbyll kollaj gojën duke më drejtuar gishtin e duke më thënë ‘pusho’.(qesh)"
Këtë javë, Romeo dhe Juli u zgjodhën liderët e shtëpisë dhe patën një avantazh. Ata çuan në nominim 4 vajzat, Ilnisën, Rozën, Françeskën dhe Sara Karajin./ZËRI