Qytetërim

Sara Hoxha tregon vështirësinë më të madhe te jetës së saj

Sara ka treguar se momenti që do të donte të kishte të atin në krahë është padyshim kur ajo u bë nënë

E.K
Sara Hoxha tregon vështirësinë më të madhe te
Sara Hoxha

TIRANË- Trashëgimtarja e Top Channel, Sara Hoxha, ka realizuar së fundmi një intervistë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram, duke u dhënë mundësinë ta pyesin rreth kurioziteteve të ndryshme që kanë.

Ndër të tjera, dikush e ka pyetur se "Cila është gjëja më e vështirë në jetën e saj?".

Kësaj pyetjeje Sara i është përgjigjur duke thënë se ndarja e të atit, Dritan Hoxha, nga jeta është gjëja më e vështirë në jetën e saj. Sara ka shkruar se ajo do të donte të kishte ndarë me të atin momentin kur është bërë nënë. 

"Që nuk kam mundësinë të ndaj jetën time me të. Të mirat dhe të këqijat por sidomos fëmijët e mi", shkruan ajo krah fotos së të ndjerit.

Sara Hoxha tregon vështirësinë më të madhe te
Postimi
Poll

MOS HUMB