Qytetërim

VD/ “Ju plotësua dëshira Amarit”, krah Dorit dhe djalit, Olta zbulon gjininë e bebit

Olta e ka zbuluar gjininë e bebit në një ceremoni të ngushtë me miqtë e saj më të mirë

E.K
VD/ “Ju plotësua dëshira Amarit”, krah Dorit dhe djalit,
Olta Gixhari do te behet me djale

TIRANË- Ndryshe nga dëshira e saj për të pasur një vajzë, aktorja e njohur Olta Gixhari do të bëhet me djalë. Ajo ka ndarë në rrjetet e saj sociale videon nga zbulimi i gjinisë së bebit, ku fishekzjarret kanë qenë në ngjyrën blu, duke plotësuar kështu dëshirën e djalit të saj Amar, për të pasur një vëlla.

Olta e ka festuar këtë moment të veçantë me një grup të ngushtë miqsh, ndërkohë që në video shfaqet dhe partneri i saj Dori, së bashku me djalin, teksa mësojnë gjininë e bebit numër 2. Vetë Olta kishte shprehur më herët dëshirën për të pasur një vajzë, por nuk mund të ishte më e lumtur sesa kur sheh lumturinë e Amarit.

“Ju plotesua deshira Amarit. Faleminderit zot per gjene me te shtrenjte qe me ke dhene Familjen!
Faleminderit të gjithë miqve të zemrës, të cilët e bënë këtë ditë akoma edhe me speciale. Faleminderit edhe bashkëpunëtorëve që u bashkuan për të festuar me mua në këtë datë”, shkruan Olta në postimin e saj në rrjetet sociale.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Olta Gixhari (@oltagixhari)

Prej afro një viti, që kur u bë pjesë e aventurës së saj në Big Brother, Olta ka zgjedhur që të qëndrojë më së shumti në Shqipëri, dhe jo në Spanjë ku ishte shpërngulur vitet e fundit./ZËRI 

Poll

MOS HUMB