Qytetërim

Sara do e ndjekë penalisht, Silvi mohon deklaratat: Nuk ka pasur njohje

Më herët Sara ka deklaruar se do të ndjekë çështjen penalisht pas deklaratës së tij para se të hynte në BBV, ku la të kuptohej se ai dhe moderatorja kanë patur një flirt së bashku.

f.t

 

Sara do e ndjekë penalisht, Silvi mohon deklaratat: Nuk ka pasur njohje
Sara Gjordeni dhe Silvi Forte

TIRANË- Silvi në një intervistë në “Ftesë në 5” pas eliminimit ka treguar raportet me vajzat e Big Brother Vip dhe ka sqaruar një herë e mirë njohjen e përfolur me Sara Gjordenin. Silvi tregoi më shumë për pëlqimin që kishte për Erjolën dhe si u ndje kur gjërat nuk shkuan si do të dëshironte.

“Kisha një përshtypje se ishte gocë e mirë. Ishte shumë e mirë dhe kinge. Dhe aty brenda ishte në të njëjtën linjë. Kaq, nuk e dija se ishte bërë kaq e madhe jashtë. Nuk ishte qëllim në vetvete. Pashë që ishin hapur edhe faqe për ne. Por, e folëm dhe tha që dua ta vazhdoj. Kur shoh tani këto pamje, buzëqesh, kanë qenë momente të bukura,"-tha Silvi.

Teksa sqaroi se me Sarën nuk ka pasur asnjë njohje. Më herët Sara ka deklaruar se do të ndjekë çështjen penalisht pas deklaratës së tij para se të hynte në BBV, ku la të kuptohej se ai dhe moderatorja kanë patur një flirt së bashku.

Më tej ai rrëfeu se tashmë ka nisur komunikimin me një vajzë.

“Para se të isha në Francë, dy vite më parë, isha duke u njohur me një gocë dhe për shkak të largësisë, nuk arritëm të krijonim gjë. Tani pa Big Brother më ka shkruar, më ka thënë se ishte fansja ime më e madhe. Jemi takuar, por nuk dua t’ia përmend emrin”.-u shpreh ish-banori i BBV.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB